Loading...

Policia greke e alarmuar, kap shqiptarin me drogën “salvia”. Ja çfarë është.

[sgmb id=”1″]

Policia greke është vënë në alarm pasi ka zbuluar që një lëndë e re narkotike e quajtur salvia, e cila ka shkaktuar shumë raste vdekjeje në Europë, ka hyrë për herë të parë edhe në Greqi.

Trafikanti i kësaj lënde ka qenë një shtetas shqiptar 31-vjeçar, i cili është arrestuar në lagjen “Lavrio” të kryeqytetit grek, pasi i është zbuluar 24 gramë nga kjo drogë e rrezikshme, e fshehur në pjesën e kondicionerit të makinës, ndërsa ka pasur me vete edhe sasi të vogla kokaine dhe hashashi.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtore e tij.

Salvia është një drogë psikoaktive që del nga bima me të njëjtin emër, që prodhohet kryesisht në provincën Oaxaca në Meksikë.

Vitet e fundit, përdorimi i saj ka filluar të përhapet në Europë. Salvia shkakton halucinacione intensive, ndaj dhe është karakterizuar si “udhëtari i shpirtit”.

Përdoruesit e saj, në gjendje halucinante besojnë se mund të fluturojnë dhe hidhen nga ndërtesa të larta duke humbur jetën.

Sipas burimeve në Departamentin e Antidrogës greke është hapur një hetim i veçantë për të gjetur edhe bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasit shqiptar që ka trafikuar për herë të parë në Greqi këtë drogë të re dhe të rrezikshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com