Loading...

Video e pazakontë, tregon praninë e UFO-ve në Elbasan?

[sgmb id=”1″]

Ufo-t dhurojnë spektakël mbi Elbasan. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur afër orës 21:45 të mesnatës së kaluar dhe është filmuar nga një vajzë e qytetit të Elbasanit. Videon ajo e ka dërguar në redaksinë e infoElbasani.

Përshëndetje infoelbasani.al

Desha t’iu tregoj një nga eksperiencat më të çuditshme të jetës sime. Mbrëmë rreth mesnatës po qëndroja në dritare. Dritarja ime ndodhet në anën e Qafëkërrabës. Në një moment pashë diçka të shëndritshme në qiell. Ishte një objekt në formë disku me dritë të verdhë si në të bardhë që valëzonte në ajër. Saktësisht e gjithë kjo skenë e mrekullueshme po ndodhte në ngjitje të Kërrabës, tek ullinjtë, pikërisht aty ku ndodhet një kryq. Fillimisht ishte një dritë, pastaj u shfaq tjetra. Lodronin të dyja. Dukeshin aq pastër me sy të lirë. Nxora celularin dhe realizova disa video të cilat po jua dërgoj. Qëndruan rreth gjysmë ore aty. Pastaj u zhdukën. Desha ta ndaj me ju këtë ngjarje të veçantë të jetës sime. Deri më tani kisha dëgjuar por nuk kam besuar në UFO. Tani që i pashë dhe fotografova jam e sigurt se ato ekzistojnë”. Për më shumë ndiqnit videot e dërguara nga vajza dhe do të besoni se vërtet kemi të bëjmë me një fenomen të rrallë kozmik”, shkruan ajo.

https://youtu.be/6u9BF9QD_zk

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com