Loading...

Pipero: Lajm shumë i mirë, të hënën nis analiza serologjike me personelin shëndetësor

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, deklaroi sot se të hënën fillon kryerja e analizës serologjike, e cila tregon nivelin e antitrupave COVID në gjakun e personave.

Në një intervistë televizive, Pipero tha se “sapo më erdhi një njoftim që të hënën fillon analiza serologjike me personelin e QSUT dhe besoj edhe me personelin e COVID 2, për të parë ekspozimin dhe nivelin e mbrojtjes dhe për të ditur më shumë rreth situatës qarkulluese të virusit. Është një lajm shumë i mirë që duhet përshëndetur”.

Sipas tij, ky është një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Besoj se në një javë analiza mund të merren të dhëna të rëndësishme për të marrë vendime se si do të vazhdojë më pas”, u shpreh Pipero./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com