Loading...

Bardhi: Në vend të testimeve dhe ndihmës për biznesin, qeveria zgjedh gjobat

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar sot pas votimit në Kuvend të shtesave në Kodin Penal duke theksuar se “qeveria në vend të testimeve dhe ndihmës për biznesin vendos gjoba”.

Bardhi shprehet se “ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës”.

Sipas tij, kryeministri në vend të testimeve, siç bën bota, flet për burg.

“Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit”, u shpreh ai, duke shtuar se “gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com