Loading...

E rrezikshme ajo qe po ndodh ne Gjimnazet e Vlores.

Bulizmi është një sjellje negative dhe agresive, e cila ka si qëllim të dëmtojë ose të ngacmojë dikë që konsiderohet si më i pa fuqishëm fizikisht dhe psikologjikisht.

Vitet e fundit, një numër i madh adoleshentësh kanë qenë viktima të bulizmit që ushtrohet nga bashkëmoshatarët e tyre edhe me përdorimin e teknologjisë (cyber bullying). Duke pasur parasysh pasojat afatgjata të bulizmit, si dhe faktin që të rinjtë janë e ardhmja e një vendi, të gjitha shkollat janë të detyruara të ushtrojnë politika anti-bulizëm, brenda kuadrit të kodit të tyre të përgjithshëm të sjelljes.

Rolet që shfaqen gjatë këtij fenomeni janë: viktima, ushtruesi i bulizmit, bully-victim dhe indiferenti. Kjo sjellje e dhunshme (fizike ose/edhe psikologjike) përsëritet, ose ka tendencën të përsëritet me kalimin e kohës. Si fëmijët që pësojnë, ashtu edhe ata që ushtrojnë bulizëm, rrezikojnë të kenë probleme serioze dhe afatgjata.

Bulizmi çon në frikë kundrejt veprimeve të ushtruesit (ankth, depresion), probleme akademike dhe braktisje të shkollës.

Fakulteti i Shëndetit Publik të Universitetit të Vlorës kreu një studim kros-seksional në 6 gjimnaze të Vlorës. Në studim morën pjesë 800 nxënës. Niveli i viktimizimit 19,8% (të paktën një herë muajin e fundit) dhe indikatori i bulizmit 33,7% (të paktën një herë muajin e fundit) sipas përgjigjeve të nxënësve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com