[sgmb id=”1″]
Në vijim të punës që Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vazhduar për vënien përpara ligjshmërisë shtetasit të cilët kryejnë vepra penale lidhur me Tregëtimin dhe transportimin e mallrave që janë kontrabandë dhe Fshehjen e të ardhurave, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Shaqir H., 43 vjeç, banues në Delvinë.
Shtetasit të lartpërmendur gjatë një kontrolli që i është ushtruar në supermarketin e tij, në lagjen ”Nr.4”, Sarandë, i janë gjetur dhe i janë sekuestruar rreth 180 kanaçe me produkt ushqimor (qumësht) me mbishkrime në gjuhë të huaja dhe të papajisura me dokumentet përkatëse për tregtimin apo marketingun e këtyre produkteve.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për këto vepra penale të parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.