Loading...

Itali/Tërmeti: foshnja 7 muajshe nxirret e gjallë, dy vëllezërit nën rrënoja.

[sgmb id=”1″]

Një foshnje 7-muajshe është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nga ekipet e shpëtimit pas tërmetit që goditi ishullin italian të Iskia  mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa po punohet për të shpëtuar edhe dy vëllezërit e tij, 4 dhe 6 vjeç.

Vigili del Fuoco kanë publikuar pamjet e këtij momenti ndërsa vijojnë kërkimet për dy vëllezërit e tij të mitur 4 dhe 6 vjeç.

Ata kanë reaguar e  u janë përgjigjur thirrjeve të skuadrave të shpëtimit e po punohet për nxjerrjen sa më parë të tyre.

Deri tani kanë mbetur të vdekura dy gra dhe 39 persona të tjerë janë plagosur, raporton BBC.

Tërmeti i magnitutës 4.0 goditi Ishullin Iskia në orën 20:57 mbrëmjen e së hënës (21 gusht) dhe u dëmtuan ndërtesa të shumta përfshirë një kishë dhe spital.

Ishulli, jashtë brigjeve të Napolit, ka një popullsi prej rreth 50,000 banorësh dhe është shumë popullor me turistët. Shumë njerëz po hanin në restorante, kur tërmeti goditi, në një thellësi prej rreth 5 km (3 milje) në veri të komunës së Casamicciola.

“Një përvojë e tmerrshme, gjithçka po lëkundej, vendi u zhyt në errësirë, shtëpitë po shembeshin… ishte një makth,”-ka shkruar një dëshmitar në  Twitter.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com