Loading...
Makinat e vjedhura

Zbulohet skema! Ja si futen dhe shiten ne Shqiperi makinat e vjedhura jashte!

Trafikimi i makinave luksoze që vidhen në perëndim dhe sillen në vendin tonë me synim shitjen e tyre është kthyer në trend në vitet e fundit. Zakonisht shqiptarët vjedhin makinat luksoze që kushtojnë më shumë. Fillimisht ato pikasen dhe më pas nis plani për vjedhjen e tyre. Për ata shqiptarë që e kanë kthyer në zakon këtë mënyrë veprimi në perëndim, nuk është shumë e vështirë. Ka mënyra të shumta për të vjedhur në makinë, por më e shpeshta është përmes çelësave inteligjent.

Pasi e shtinë në dorë, plani i radhës është sjellja e saj në Shqipëri dhe shitja. I tillë ishte rasti i 15 nëntorit, që u godit nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës. Një 36-vjeçar u arrestua pasi për 9 mijë euro bleu një makinë “BMË” seria 5 që ishte vjedhur nga 2 persona të tjerë në Britani të Madhe, njëri prej të cilëve shqiptar dhe tjetri nga Rumania. Si ky rast, burime pranë policisë i thanë Report Tv se nga janari deri më tani janë në total rreth 25 makina që janë kapur vetëm në kryeqytet, të vjedhura jashtë dhe me synim shitjen brenda vendit. Makinat kanë rezultuar të vjedhura jo vetëm në Britani të Madhe, pore dhe Gjermani, Itali e shtete të tjera.
Por, çfarë skeme përdorin trafikantët e makinave luksoze?

Pasi janë vjedhur në perëndim, makinat i sjellin në rrugë tokësore deri në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe Malin e Zi, Morinë, Muriqan dhe Han të Hotit. Për të kaluar doganën, trafikantët dorëzojnë një dokument sikur mjeti është marrë me qira, por që në fakt ka rezultuar të jetë fals. Pasi marrin dritën jeshile për të kaluar në tokën shqiptare, nuk përdorin me të njëjtin dokument qiraje, por përdoret një akt shit-blerje, po ashtu i falsifikuar, dhe dokumenti i zhdoganimit, për të targuar makinën.

Në rastet që kanë mundur të “gënjejnë” autoritetet ka rezultuar se menjëherë më pas makina është shitur tek persona të tretë, me qëllim humbjen e gjurmëve të origjinës se ku është vjedhur. Burimet thonë se ka pasur raste të personave që i kanë blerë këto makina dhe nuk kanë pasur asnjë dijeni se më herët ka qenë e vjedhur, por që policia është dashur t’ia sekuestrojë, pavarësisht dëmit ekonomik që i është shkaktuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com