Loading...

Ngjarje e re.nde ne Radhime mengjezin e sotem!

Shpër.thim ek.splo.zivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Rradhimë. Policia bën me dije se lën.da shpë.rthy.ese është vendosur në lokalin e marrë me qira nga shtetasi me inicialet S. Sh.., por për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi është shkaktuar nga një sasi tri.tol.i që ishte vendosur në një lokal në zonën turistike, i njohur me emrin “O….n 2”.

Nga shpërthimi nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për gjetjen e autorëve të dyshuar.

Mësohet se lokali ku ndodhi shpë.rthimi ishte marrë me qira së fundmi nga disa persona nga Elbasani.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpër.thyer një sasi lënde, e dyshuare eks.ploz.ive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com