Një 51-vjeçare nga Korça hu mbi jetën vetëm pak orë pasi ajo u largua nga spitali. Familja aku zon bluzat e bardha, por vetë shefi i Urgjencës në dë shminë e tij në po lici ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve.
Sipas mjekut Çelnik Fetallari, 51-vjeçarja Albana Saliçe kishte mbërritur në spital me dhi mbje gjoksi, por pasi i janë bërë kontrollet ajo u qetësua dhe është larguar.
Mësohet se shefi i urgjencës të ketë mohuar faktin e dhënies të ndonjë injeksioni siç u shpreh bashkëshorti i viktimës.
“Erdhi në urgjencë me dh imbje gjoksi. I bëmë të gjitha kontrollet. I bëmë EKG e zemrës, i doli shumë mirë. S’kishte pro bleme. Edhe në analizat, doli mirë. Nuk kishim pse ta mbanim në spital pasi u qetësua.”
Dy shimet paraprake për vde kjen e 51 vjeçares lidhen me pro blemet kardiake dhe faktin që ajo mund të ketë pë suar infarkt.
PRETENDIMET E BASHKËSHORTIT
Bashkëshorti i saj Edison Saliçe ka aku zuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.
“Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zu ri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, erdhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.
Kishte shqetësime gji nekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. S’kam bërë akoma de noncim, të vijë mjeku ligjor edhe do t’i vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, ka deklaruar ai.