Loading...

Berisha organizon takim me demokratët, Balla bën lëvizjen e papritur/ Çfarë po ndodh në Fier?

Pasditen e sotme në qytetin e Fierit do të ketë një ‘përplasje’ mes Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ish-kryeministrit Berisha.
Balla do të jetë në një koncert festiv, në sheshin qendror të qytetit, Berisha organizon një takim me demokratët në sallën e Teatrit Bylis.

Kujtojmë që Balla ka qenë gjatë gjithë kësaj të shtune në Fier, ku pasi ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë Socialiste, mori pjesë në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik së bashku me kreun e bashkisë së Fierit, deputetë e qytetarë të shumtë.

Balla pritet ta mbyll ditën në një “miting”, në prani edhe të këngëtarëve të njohur të skenës shqiptare në sheshin kryesorë të qytetit ku pritet të ketë një pjesëmarrje masive të qytetarëve fierakë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com