Loading...

E jerëzit që shajnë janë më inteligjentë, e thotë shkenca

Ndryshe nga mendimi i rr ënjosur, njerëzit të cilët shajnë dhe përdorin fjalë vulgare nuk janë as budallenj as të paarsimuar, por kanë fjalor “të ëmbël” që tregon shprehje fjalori të pasur dhe të artikuluar, zbulon studimi i botuar në revistën Language Sciences.
Shumica e njerëzve besojnë në hipotezën e “fjalorit të va rfër”, konstatimit që njerëzit të cilët shajnë shumë e bëjnë këtë sepse nuk kanë ç’të thonë tjetër gjë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, studimi i Kolegjit Marist dhe i Akademisë së artit liberal nga Massachusettsi, ka treguar që kjo hipotezë mund të hidhet poshtë, sepse është vërtetuar që ata të cilët janë të mësuar sajojnë fjalë tabu, në përgjithësi janë më elokuentë.

“Shpesh konsiderohet që njerëzit shajnë për shkak se posedojë fond të kufizuar të fjalëve apo janë të paarsimuar, mirëpo hulumtimi ynë ka treguar që ajo shprehi pikërisht të udhëzon në elokuencë dhe në aftësi më të mëdha intelektuale”, konkludojnë shkencëtarët.

Edhe studimet e mëhershme kanë treguar anët e mira të përdorimit të sharjeve.

Siç transmeton Elite Daily, sharja zvogëlon dhembjen, ndihmon në ballafaqimin me situatat stresuese. Kur shajmë qetësohemi, sepse çlirojnë energjinë e grumbulluar negative.

Sharjet janë ventili më i mirë i shfryrjes, gjithashtu shërbejnë edhe për lidhje më të lehta ndërmjet njerëzve.

Adhurues të sharjeve kanë qenë edhe Shekspiri, Martin Luteri, Gete dhe Mark Tueni, të cilët shprehjet e pista i kanë përdorur edhe në literaturën e tyre.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com