Loading...

Cfarë pritet të ndodhë në fundjavë, e gjithë bota sytë nga qielli

Miliona persona do të kenë mundësinë të shohin eklipsin e parë diellor të vitit 2022 këtë fundjavë, megjithëse do të jetë i pjesshëm.

Për fat të keq shumica prej nesh nuk do të jenë në vendin e duhur për ta parë, por ata që ndodhen në skajin jugor të Amerikës së Jugut, veçanërisht në Kili do mund të shijojnë surprizën diellore.

Eklipset ndodhin kur hëna kalon përballë Diellit nga një kënd i caktuar i dukshëm për Tokën.

Eklipsi fillon të shtunën, rreth orës 16:30 me orën lokale. Një orë më vonë, ajo do të arrijë pamjen maksimale, në momentin që hëna është më afër qendrës së Diellit, duke u dukur si një copëz e kafshuar prej saj.

Në total, ngjarja do të zgjasë rreth një orë e gjysmë.

Eklipsi do të jetë gjithashtu i dukshëm në të gjithë Antarktidën si dhe në Oqeanin Paqësor dhe Atlantik.

Ashtu si me çdo eklips diellor, shikimi i drejtpërdrejtë i tij me sy të lirë mund të dëmtojë shikimin tuaj.

Pra, kushdo që ka fatin të jetë dëshmitar i eklipsit duhet të përdorë syze speciale mbrojtëse.

Eklipsi i radhës do të ndodhë në tetor, i cili do të jetë i dukshëm për zonat më të populluara.

Kjo përfshin Evropën, Afrikën verilindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë Perëndimore

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com