Loading...

Sali Berisha i bën ftesën e papritur Lulzim Bashës: ‘Ne nuk jemi ndarë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shtyrjen për në datën 30 prill të Kuvendit të PD-së, që Komisioni i Rithemelimit e kishte paralajmëruar se do të mbahej në 22 mars.

Berisha u shpreh se Komisioni i Rithemelimit është Grup Parlamentar i PD, nuk kanë krijuar grup të veçantë.

“Asnjë masë e Lulzim Bravës nuk ka efekt, është i përjashtuar. Ne jemi Grupi Parlamentar i PD-së.

Deputeti zgjidhet, nuk përjashtohet nga grupi dot. Më 30 prill do zgjidhen mbi bazën e parimit një anëtar një votë, forumet e partisë. Kryetari nuk zgjidhet në Kuvend, hapet gara për kryetar nga anëtarësia. Të gjithë janë të mirëpritur, përfshi dhe zotin Basha nëse do t’i nënshtrohet votës.

Kam pasur komunikim me disa deputetët dhe do vazhdoj të kem. Nëse duan të kandidojnë për anëtar kryesie janë të mirëpritur. Është një proces diskutimi që po bëhet, nuk i bashkohen grupit tim, i bashkohemi të gjithë bashkë. Ne nuk jemi ndarë, Basha ka dashur të na ndajë, ne kemi qëndruar në grup.”, u shpreh Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com