Kryeministri Rama flet për masat që po merr qeveria për mbajtjen nën kontroll dhe uljen e çmimeve.
Rama u shpreh se brenda 24 orëve do të ketë akt normativ dhe se qeveria do të administrojë furnizimin me naftë. Rama: Duhet të shohim si të kompensojmë fermerët. Kemi vendosur naftë pa taksa, të ardhurat plus ne do i kthejmë përsëri tek ata që janë më në nevojë sot dhe përdorin transportin publik.
Nuk jemi të gjithë njësoj. Për të mos u zgjatur këtu se planin e masave siç e kemi thënë do e kemi gati në fund të javës. Sot jemi këtu për çfarë do të bëjmë me naftën. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë që duhet të bëjë sakrificë. Është shumë e thjeshtë. Duhet të ndihmoni. Kjo nuk është koha për të fituar por për të rezistuar. Nuk mund të ndodhi që ju të fitoni, asnjë gjë më shumë sesa të mbështesni popullin shqiptar, do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizmit.
Loading...