Loading...

Ish deputeti rus parashikon rë nien e Putin-it: Ja kush do të jenë ata që do e rrë zojnë atë

Ish-deputeti i Dumës ruse, Ilya Ponomarev, i njohur si një prej kritikëve më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, ka folur në BBC për të ardhmen e Rusisë dhe vetë Putinit.

Ai ka thënë se presidenti rus ka nisur në Ukrainë një lu ftë imperialiste që mund ta ndajë në copa Rusinë, pasi rrezikohet nga l ufta civile, siç ka ndodhur rëndom në historinë ruse.

Ponomarev ka thënë se l ufta civile në Rusi është e paevitueshme.

“Ka filluar me 24 shkurt. Kur su lmoi Ukrainën ai nisi një luftë imperialiste dhe pas lu ftës imperialiste do të ketë një lu ftë civile. Është e paevitueshme. Do të ndodh”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.

BBC ka pyetur kritikun se kush do ta zëvendësojë Putinin pasi ai të jetë rrë zuar nga pushteti. Ka thënë se kjo do të varet nga ajo se kush ia sjell fundin atij.
“Kjo varet nga ajo se kush do ta rrë zojë. Me gjasë do të jenë liberalë, njerëz si unë. Mund të jetë edhe një skenar kur ush tria ukrainase e mund Putinin. Pra e mundin ush tarët ukrainas, por nuk përjashtohet mundësia që z. Putin t’i valojë bombat nukleare mbi kokë dhe pastaj vijnë forcat amerikane”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se Rusia nuk është tamam si Gjermania e Hit lerit aktualisht, por është shumë afër saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com