Loading...

Çiljeta i nxjerr të ‘palarat’ Mevlanit

Një takim katër minutash mes Çiljetës, konkurrentes më të re dhe Mevlanit ka zbuluar një bisedë të vjetër të dy konkurrentëve që tashmë ishin bllok në rrjete sociale me njëri-tjetrin.
Çiljeta tregoi se Mevlani i ka shkruar në “TikTok”, “je fiksimi im”, teksa i kërkoi llogari për arsyen se përse nuk po e hiqte këtë fiksim duke kërkuar një takim me të.

Pjesë nga takimi 4 minutësh:

Çiljeta: Sikur më ke shkruajtur në ‘TikTok’ je fiksimi im, e para. E dyta meqenëse unë isha fiksimi jot unë mora hapin e parë që të pyeta për këtë informacionin që si funksionon ‘Për’puthen’. Pse nuk e hoqe këtë fiksimin dhe të më njihje. Dale sepse ky është shansi ose mundësia që unë mund të njoh Çiljetën ose të dal në takim me Çiljetën. A janë fjalët e tua këto?

Mevlani: Kam thënë unë që je fiksimi im?

Çiljeta: Po.

Mevlani: Që t’kam thënë je fiksimi im është pak e vështirë sepse nëse unë arrij me të bërë këto komplimente një personi dije që ka mbaruar ai muhabet.

Çiljeta: Çfarë ke mbaruar? Çfarë i thua ti të mbaruar. Ti se ke nisur akoma çfarë mbarove.

Mevlani: Ma ke hequr bllokun të paktën?

Çiljeta: Bllokun e ke gjithmonë, derisa ti të heqësh fiksimin siç duhet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com