Prej ditës së premte, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dërguar në parabu rgim pasi u dë nua me 3 vite E 4 muaj bu rgim nga Ap eli i GJKKO.
Avokati i tij, Maks Haxhia, në studion e Opinion, ka thënë se Tahiri është në gjendje të mirë dhe i bindur në pafajësinë e tij.
Sipas Haxhisë, Tahiri nuk është nga ata persona që ka fr ikë apo tr embet kollaj. Ai ka zbuluar më tej se gjatë ditës së sotme, Tahiri është takuar me familjarët e tij.
“Është në dhomë më vete në një gjendje shpirtërore shumë të mirë, me kurajo. E ka pritur pa pesimizëm se është i bindur në pafajësinë e vetë. Në burg duhet të qëndrojë me persona të tjerë. Ai nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku. Sot është takuar me familjarët”, tha ndër të tjera avokati i Saimir Tahirit.
Nuk është përcaktuar ende bu rgu që do të vuajë dë nimin Tahiri, ndërsa gjy kata vendosi që të ishte i sigurisë së zakonshme.