Presidenti Ilir Meta ka kujtuar në 5-vjetorin e vdekjes poetin e madh Dritëro Agolli.
Meta ka postuar një foto, ku shihet duke pirë një kafe teksa kujton Dritëro Agollin me vargjet e vjershës “Kur të jesh mërzitur shumë.
Postimi i Metës:
Me qetësi dhe poezi, duke kujtuar Dritëroin e madh, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes prej nesh:
“Po kur të jesh mërzitur shumë,
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrekeje”
