Arben Abazaj, një 49 vjeçar nga Vlora ka sfiduar sot temperaturat e ulta disa gradë nën 0.
Ai është larë në det paraditen e kësaj të marte dhe ka thënë se këtë ritual e bën prej 30 vitesh, si nëj sfidë ndaj vetes.
“Deti ishte vërtet i ftohtë. Është adrenalinë dhe i bën jashtëzakonisht mirë trupit nëse do të dish të futesh dhe të dalësh, të dish kohën që përballon organizimi yt në të.
Kam mbi 30 vite që lahem në dimër, e kam sfidë ndaj vetes”, ka thënë vlonjati.