Situata midis Ikbales dhe Pashos, çiftit të moshuar nuk arriti në një zgjidhje përfundimtare gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq”. Megjithatë, Eni Çobani e Ardit Gjebrea mundën këtë pjesë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ta mbyllin në një mënyrë më paqësore.
Pavarësisht fjalëve të shkëmbyera mes njëri-tjetrit gjatë seancës së ndërmjetësimit, Ikbalja pranon t’i japë dorën Pashos.
Eni Çobani: Të harxhojë ky çift 10 milionë lekë nuk është pak, është pasuri. Por na rrethojnë njerëz, siç thotë edhe zonja që nuk janë shumë të mirë dhe kanë përfituar nga dh imbja e tyre. Këtë duhet ta kuptojë e para bashkëshortja.
Ardit Gjebrea: Shko tek Pasho.
Ikbalja: Jo, jo, Nuk vete.
Advertisements
Ardit Gjebrea: Lëre armikun e brendshëm dhe të jashtëm.
Eni Çobani: Pasho, afrohu tek zonja, bëje këtë hap. Edhe për vete edhe për shqiptarët një çift 46-vjeç nuk ndahet, futi krahun zonjës.
Ikbalja: Jo, jo mos hajde, nuk të pranoj.
Ardit Gjebrea: Hajde Pasho shkojmë bashkë. Mua nuk do ma pri shësh, jepja dorën, të lutem.
Ikbalja: Nuk mundem. Kam vu ajtur.
Ardit Gjebrea: Për mua.
Ikbalja: Ja po ia jap për ty dhe zonjën Eni.
Ardit Gjebrea: Ja kështu fillon dashuria.
Megjithatë, Ikbalja refuzoi të kthehej në shtëpi duke mos pranuar të anulojë biletën e saj të avionit për në Itali./tvklan.al