Loading...

Lajmin e hi dhur/ N dahet nga jeta aktori i njohur i humorit Arben Shaka

Ka ndë rruar sot jetë në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit Arben Shaka.

Lajmin e hi dhur e kanë bërë me dije familjarët e aktorit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Lamtumirë mik i vyer Arben Shaka. U rrita qysh fëmijë me humorin tënd të bukur dhe të shëndetshëm aty, në Cirkun e Tiranës. Si komshi, kaluam bashkë plotë vite miqësie duke parë tek ty jo vetëm shpirtin e mirë të një artisti të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha pashë tek ty, një Njeri me zemër të madhe, bujare dhe fisnike. E hidhur kjo ikja jote e beftë dhe e heshtur në një moshë relativisht ende të re. Do të mbaj mend gjithmonë Benin shakator, plot humor e ngazëllyes, i pafjalë dhe me pafajësinë e një fëmije, që edhe gjërat serioze i kaloje me shumë humor e sportivitet. Sa do më mungosh Mik! Të qoftë dheu i lehtë Artist i mirë….. R.I.P“, shkruan Ilir Çumani në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Kush ishte Arben Shaka

Pikënisja e karrierës artistike të Arben Shakës daton në vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” për të vijuar me një karrierë gati 30-vjeçare. Ne moshën 17-vjeçare, në vitin 1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.

Fillimisht Shaka ishte i fokusuar vetëm në skenën e Estradës, por këmbëngulja e Artistit të Popullit dhe njëherazi krijuesi i cirkut shqiptar, Telat Agolli, në atë kohë ishte udhëheqës artistik i cirkut, e shtyhu atë që përfshihej edhe në botën e cirkut.

Ka pasur fatin që të luaj në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, një aktore e shkëlqyer karakteri. Në cirk, partneri i tij kryesor ishte Met Selimi, mjeshtër i klounatës akrobatike dhe aktoreske, ku për shumë vjet me radhë kane qenë pranë njëri-tjetrit.

Në Cirk, duke pasur pozicionin e kllounit aktor dhe bazament në elementet akrobatike, me një vokal të këndshëm, kishte krijuar një sukses të përhershëm. Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë.

Per here te parë merr pjese ne nje film ne vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Me pas vazdhon perseri ne filmin e dyte ne vitin 1972 tek “Odiseja e tifozeve”. Ai sot shprehet se më shumë dëshirë do të pranonte të luante në ndonjë rol në film televiziv ose televizion, apo ndonjë spot televiziv.

Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë edhe ai largohet së bashku me familjen për të emigruar në Greqi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com