Loading...

Koreja e Veriut lëshon ‘super raketën’: Arrin të go dasë bazat e SHBA-së

Koreja Veriore testoi raketën e saj më të fuqishme në të paktën pesë vitet e fundit, dhe duket se aftësitë go ditëse të vendit komunist janë përmirësuar ndjeshëm, duke shqe tësuar shumë fqinjët, e jo vetëm.

Teknologjia ushtarake e Penianit ka avansuar me shpejtësi. Raketa e tij Hwasong-12 mendohet se në kapacitet të plotë, është në gjendje të mbërrijë deri në 4,500km largësi e të go dasë bazat amerikane në ishullin e Guamit në Oqeanin Paqësor.

Peniani ka kryer shtatë testime raketash vetëm në muajin janar – aktivitet i cili është dë nuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore, Japonia dhe kombe tjera.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ia ndalon Koresë Veriore testimin e raketave bërthamore dhe atyre balistike, prandaj edhe i ka vënë sanksione.

Por koreanoveriorët vazhdojnë ta injorojnë një masë të tillë. Pas testit të fundit, Japonia dhe Koreja e Jugut mbajtën seanca urgjente të këshillave të tyre të sigurisë kombëtare.
Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in e dënoi provën si shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Me testet e shumta raketore, Pheniani duket se synon të paktën pjesërisht të ushtrojë pr esion mbi Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut në mes të një pauze të zgjatur në bisedimet bërthamore.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com