Pas Ana Lleshit, një tjetër ish-konkurrent i “Përputhen” do të rikthehet në program. Bëhet fjalë për Mevlan Shabën, i cili do tentojë sërish të gjejë dashurinë në ekran.
Lajmin e ka bërë të ditur autorja Olsa Muhameti, me anë të një videoje në rrjete sociale. Mevlani ka firmosur kontratën dhe tani është zyrtarisht pjesë e “Përputhen”. “Shpresoj ta gjesh atë gocën se na e ke sjellë në majë të hundës”, është shprehur Olsa mes të tjerash në video.