Loading...

Lajmi i fundit!Del ekspertiza për katër turistët rusë që v*diqën në Kavajë

V dekja e katër turistëve rusë në një hotel luksoz në zonën e Qerretit në Kavajë, vijon ende të jetë e mbuluar nga mi steri, pasi akoma nuk ka një version përfundimtar se çfarë ndodhi me ta mbrëmjen e 15 tetorit 2021, në hotel “Gloria Palace”. Kur kanë kaluar mbi 40 ditë nga ngjarja e rëndë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka arritur të përcaktojë shkakun fillestar të vd ekjes së tyre.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi shkaqet e v dekjes së katër turistëve. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e vi ktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 %”. Në bazë të ekspertizës, janë hedhur poshtë dyshimet e mëparshme rusët mund të kishin v dekur nga përdorimi i tepruar i klorit, i hedhur në pishinë. Po ashtu nga ekspertiza e kryer, del që ata nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi.

Ndonëse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e v dekjes së katër rusëve, Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të vd ekjes së tyre. Në hetim është përfshirë edhe Ministria e Mbrojtjes, konkretisht Shërbimi Sekret të Ushtrisë. Qëllimi është që të bëhet një eksperiment i cili do të rindërtojë nga e para ngjarjen dhe do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është çliruar në ajër nga keqfunksionimi i kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit të duhur të ventilimit, apo për arsye të tjera.

Shpresohet se ky eksperiment do të mund të përcaktojë përfundimisht shkaqet e v dekjes së katër turistëve rusë. Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, ishin katër rusët që kishin ardhur për pushime në Shqipëri, por gjithçka rezultoi jashtë parashikimeve./joq

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com