Loading...

Ja kush është këngëtarja që do të futet të premten në shtëpinë e “Big Brother VIP”

“Big Brother Vip” është kthyer në spektaklin më të ndjekur nga publiku shqiptar. Çdo javë në shtëpinë e famshme del një nga banorët, por futen gjithashtu edhe personazhe të reja, të cilët krijojnë miqësi dhe debate të ashpra me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e kësaj të premte, burime për Kryefjala.com kanë pohuar se shtëpisë së “Big Brother”, do t’i bashkohet këngëtarja e njohur Big Mama.

Ajo njihet për natyrën e saj energjike dhe “shpërthyese” ç’ka mund të shkaktojë “zhurmë” brenda shtëpisë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim surprizat në spektalin e së premtes.

SHQIPERIA IME

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com