Një supermarket është grabitur në lagjen nr.4 në Sarandë.
Mësohet se autorët kanë marrë nga kasaforta rreth 200 mijë euro. Burime paraprake bëjnë me dije se grabitësit u futën brenda supermarketit nga pjesa e pasme e tij, morën paratë dhe u larguan.
Ata hoqën serverin e kamerave të sigurisë ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.