Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë në datën 11 Dhjetor Kuvendin e Partisë Demokratike me anë të firmave të mbi 4200 delegatëve.
Sipas gazetares Ambrozia Meta, pasi Basha të shkarkohet në datën 11, ditën pasardhëse drejtimin e PD-së do e marrë një Grup Kolegjial, por Berisha nuk do të jetë pjesë e tij. Ajo u shpreh se ky grup do të bëjë zgjedhjet në të gjitha strukturat e partisë, ku mendohet se zyrtarët janë zgjedhur në mënyrë jo të drejtë.
“Partinë do e marrë një grup kolegjal, Berisha nuk do të jetë pjesë e tij. Ky grup kolegjal do të bëjë zgjedhje në komplet partinë. Do të ketë zgjedhje të Kryesisë”, tha gazetarja në “Opinion”.