Loading...

E rëndë/ 29-vjeçarja h umb jetën nga Covid 19, një muaj më parë solli në jetë një vajzë

Një grua e re, e cila ishte bërë nënë rreth një muaj më parë, ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 në Itali.

Morena Di Rauso, v diq nga Covid në moshën 29-vjeçare, ndërkohë që sipas mediave italiane ajo ishte bërë nënë në datën 19 Nëntor.

Menjëherë pasi lindi vajza e saj, ajo u transferua në një spital Covid, ndërsa sipas të dhënave të para gruaja nuk ka qenë e vaksinuar.

Jeta e saj u shua mëngjesin e të dielës që lamë pas.

Kryetari i bashkisë, Giovanni Lombardi, anestezist në Monaldi në Napoli, e bëri të ditur këtë në Facebook. “Vd ekja e një nëne shumë të re që sapo kishte sjellë në jetë një vajzë të vogël, është diçka që mendja jonë nuk mund ta pranojë. Covid nuk bën dallime”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com