Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi gjatë ditës së sotme pritet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e tumorit në tru.
Para se të futet në këtë operacion të rëndësishëm për të, i dashuri i saj, Keith, ka bërë një postim prekës, e i ka uruar aktores shërim sa më të shpejtë.
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që jeni për mua. Gjithçka që dua të them është faleminderit që keni ardhur në jetën time. Shpresoj që së shpejti të shihemi sërish dhe të krijojmë më shumë kujtime të paharrueshme.
te dua ”, shkruan Keith.
(Balkanweb)