Një a ksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 46-vjeçari me inicialet A.G., ka goditur me automjet një këmbësor. I a ksidentuari është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
“Më datë 03.12.2021, rrethe orës 06:40., në Romanat Durrës, nje mjet me drejtues shtetasin A. G., 46 vjeç, ka goditur një këmbësor të paidentifikuar i cili me mjet të rastit është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikuar për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)