Një 22-vjeçar nga Lezha është a rrestuar nga policia së fundmi. Mësohet se ka tentuar të vj edhë në shtëpinë e një qytetari, por është dëmtuar gjatë tentativës. Ai është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por nuk ka ikur dot shumë larg dhe është a rrestuar.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe vihet në pra nga 22-vjeçari, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. Zh., i arrestuar në flagrancë, tentoi të vid hte në një banesë në fshatin Zejmen, Lezhë.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të vje dhjeve dhe dokumentimin e plotë të plotë të rasteve të v jedhjeve, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për bashkautorin e tentativës së v jedhjes së banesës se shtetasit Z. Th., më datë 09.11.2021, në Zejmen Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për kapjen dhe ndalimin e tij.
Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Lezhë, është a utori tjetër i te ntativës së vj edhjes në banesën e shtetasit Z. Th.
22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th.
Shtetasi E. H. është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën pe nale “Vj edhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim./joq