Loading...

‘Ta fus shishe kokës, nuk të llogaris fare’/ Debat i ashpër mes Bashkimit dhe Ritvanës

Sot në puntatën e Për’puthen Ritvana ka pasur një debat të ashpër me Bashkimin. Ritvana është prekur nga fakti që Bashkimi ka kërkuar eliminimin e saj, ndërkohë që ajo është larguar për disa ditë nga program për arsye shëndetësore.

Është çnjerëzore se kam kaluar natën në spital, nuk e kam kaluar rrugëve, as duke pirë, kam pasur problem shëndetësore dhe Bashkimin nuk e kuptova. Plus ka dicka tjetër, në momentin që Bashkimi flet, vedos emrin tim në gojën e tij, unë i them cfarë ke, bën disa veprime injoruese.

Të ka hipur vetja në qejf, por duhet të relaksohesh e të jesh më pozitiv kur njerëzit janë në spital dhe pop resin përgjigje analizash. Ky është mendimi im, ta kam thënë dje e ta them prap.,- tha Ritvana Më është pyetur në prapaskenë, kë do të eliminosh, thashë Ritvanën. Është në Youtube, njerëzit e shohin.

Nuk kam asgjë me të, ky është mendimi im. Kjo është bërë të mërkurën, nuk e kam pasur idenë pse ka shkuar në Danimarkë dhe është transmetuar të premten, kur u kthye. Nuk kam dijeni se ku po shkon dhe në fund të ditës, është mendimi im për emisionin. Nuk ka pasur diskutim, fyerje ka pasur,- tregoi Bashkimi.

Gjatë debatit Bashkimi tha se nuk merret njerëz që shajnë me familje, gjë që e acaroi tepër Ritvanën.

Bashkimi: Nuk merrem me njerëz që shajnë me familje.

Ritvana: Edhe familja ime i sheh ato. Mbaj përgjegjësi për fjalët që thua, nuk kam ardhur të stresohem, por të shijoj eksperiencën time. Po nuk të pëlqeva mos e zgjat fare, ta fus shishe kokës, nuk të llogaris fare. Nuk mban përgjegjësi për fjalët e veta. Mos u merr me mua fare.

Bashkimi: Merrem me cfarë të dua, a ke ardhur në emision?

Ritvana: A të përmend unë ty? Nuk ka turp fare. Shpesh herë ka folur për mua. Mos e manipulo, mos përqesh, mos ironizo se nuk ke surrat as ti, as askush.

Bashkimi: Është nivel i ulët se më ka sharë me familje nga i pari tek i fundit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com