Loading...

Shqipëria fiton ndaj Andorrës

Një penallti e Endri Çekiçit në minutën e 73-të ndaj Andorrës i ka siguruar Shqipërisë bilancin më të mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit.

Fitorja 1-0 ndaj Andorrës, në një ndeshje me shumë vuajtje për shkak të gabimeve të shumta para portës të kuqezinjve, bëri që Shqipëria të mbyllë në kuotën e 18 pikëve, si asnjëherë më parë, kualifikueset e Botërorit dhe në vendin e tretë, duke lënë pas 3 skuadra.

Ky takim u luajt pa praninë e tifozëve, pasi Shqipëria ishte e dënuar nga UEFA për shkak të incidenteve në humbjen me Poloninë.

Me mjaft ndryshime në formacion, të besuarit e Edi Rejës fituan me vështirësi 1-0.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të dytën kuqezinjtë fitojnë një penallti, pas një pengimi brenda zone të Myrto Uzunit.

Në minutën e 73-të nga pika e bardhë Çekiçi gjuan saktë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.

Kombëtarja zbriti në fushë me mjaft mungesa, si pasojë e dëmtimeve, dhe pas një humbje turpëruese 5-0, siç ishte ajo me Anglinë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com