Këshilli i ministrave ka vendosur të bëjë një rishpërndarje të numrit të punonjësve në institucione në njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2021. Shkurtime dhe shtim të numrit të punonjësve do të ketë në institucionet e kryeministrisë, njësia anti-korrupsion, ministria e Drejtësisë si dhe ajo e Shëndetësisë.
Ndryshime në numrin e punonjësve: -Numri i punonjësve të aparatit të Kryeministrisë, për vitin 2021, pakësohet me 5 (pesë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Kryeministrisë në 172 (njëqind e shtatëdhjetë e dy) punonjës.
– Numri i punonjësve të Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Evazion, për vitin 2021, pakësohet me 7 (shtatë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të institucioneve në varësi të Kryeministrisë në 1 198 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë) punonjës. -Numri rezervë i punonjësve për vitin 2021 pakësohet me 9 (nëntë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 11 (njëmbëdhjetë) punonjës.
-Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, shtohet me 21 (njëzet e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 5 352 (pesë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) punonjës. -Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, pakësohet me 3 (tre) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 5328 (pesëmijë e treqind e njëzet e tetë) punonjës.
-Numri i punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2021, shtohet me 3 (tre) punonjës për Shërbimin Social Shtetëror, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 4296 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) punonjës.