Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbyllur procedurën për Tom Doshin.
Shkak për këtë është bërë sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashki pasi ai nuk përfshihet në sferën e dekr iminalizimit, pasi ka mandat deputeti dhe as ndonjë mundësi që ta fitoi atë.
“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë” tha Ilirjan Celibashi.
Kujtojmë që pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar procesin e verifikimit për politikanin dhe biznesmenin Tom Doshi. Ky proces nisi për shkak të kandidimit të tij në zgjedhjet e 25 prillit, dhe prej tij ka dalë se Doshi është marrë i pandehur apo nën akuzë për disa vepra penale.
Të dhënat e dala nga hetimet e bëra nga sektori i dekr iminalizimit në Pr okurorinë e Përgjithshme, iu përcollën Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Doshi është ak uzuar për pla gosje, kallëzimi i rremë apo dhe go ditje për shkak të detyrës.