I burgosi përjetë Fabio Dushku në një intervistë telefonikë në studion e Shqipëria Live dha versionin e tij për rrëmbimin e Kozak Braçit,një personazh i njohur në Instagram.
Sipas Dushkut, nuk kemi të bëjmë me një rrëmbim, por ky ishte thjesht një ‘leksion’ sipas tij për Kozakun , për të cilin ai thotë se dikur kanë qenë miq, por ai e kishte tepruar prej kohësh me deklarata nëpër rrjetet sociale.
Dushku, i kërkoi falje edhe nënës së Kozakut , për rastin në fjalë.
“Me Kozakun, njerëzit e tij, kemi pas marrëdhënie të mira, më vjen keq për familjen e tij, nënës së tij i kërkoj falje, por Kozaku tejkaloi çdo limit njerëzor, unë jam në burg tani, ai merret me Instagram me gjëra, me rrjetet sociale degjenerohen kot, shahen, ky është shembull shumë i keq, i kanë trejkaluar sumë gjërat. Kozaku e nisi si me shaka, po i tejkaloi gjërat, e coi ku s’mbante më ujë pilafi, pastaj gjithë fisi im u ngrit, po u thashë lërë se do e zgjidhim”,tha Fabio Dushku në Shqipëria Live.
Pyetje: Rrëmbimin e nxite ti?
Dushku: Po çca rrëmbimi, aman, Kozakun thjesht e futën në makinë dhe i futën 5 shpulla, në një lagje tjetër, që të mos shkonte ndonjë nga fisi dhe ta vriste i dhanë një mësim ca shokë.
Dhe ajo u bë gabimisht publike, se shokët e mi duke parë ato çfarë ka bërë ai, nga adrenalina u futën live. Unë tani nuk jam shok me atë, po njerëzit i tij i kam miq kemi ngrënë në një pjat në burg. Rrjete sociale une s’kam se jam në burg, i përdor vëllai, im. Nuk tregohen dhëmbët në internet.