Loading...

Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: ‘Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra’

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Kokalari u shpreh se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete dhe se ajo duhet nxjerrë zvarrë nga PD, sepse po tallet me demokratët e shqiptarët.

Sipas saj, më 11 dhejtor, Basha ikën e PD vetëm forcohet akoma më shumë.

“Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike.

Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com