Deputeti demokrat Xhelal Mziu u kritikua nga simpatoizantët e Sali Berishës kur nuk u paraqit në Foltoren e Dibrës, qarkun të cilin e drejtoi në zgjedhjet e 25 prillit, pasi vetë ai ishte shp rehur se ish-kryeministri ishte idhulli i tij në politikë.
Por një tjetër “go ditje” për Berishën vjen nga Mziu, pasi ditën e sotme ai u shpreh se nuk do të jetë sërish pjesë e Foltores që zhvillohet nesër në Kamzë, zonë që e ka drejtuar për disa vite si kryebashkiak.
AI u shpreh në “Zona Zero” se kushdo që shkon në Foltore e dë mton Partinë Demokratike, duke nënkuptuar një thirrje për mbështetësit demokratë të Kamzës që të mos i bashkohen Berishës.
“Takimi i nesërm do të jetë do të ketë pjesëmarrje e entuziazëm, është një zonë me shumicë bi ndje të djathtë, e për shkak origjinës dhe persek utimit që kanë pasur. Do të ketë pjesëmarrje, unë nuk do të jem pjesë e kësaj, nuk është se kam gjë me qytetarët e Kamzës, unë i quaj pjesë organike të jetës sime. Jo se nuk kam ndonjë gjë me Sali Berishën, por e gjykoj pjesëmarrjen e personave me një mandat politik, sikur ndikon pozitivisht në hendekun e PD-së, ose sikur i hi dhet ben zinë zj arrit të nd ezur”, tha Xhella Mziu.