Loading...

Boksieri shqiptar kualifikohet në gjysëmfinale,flamuri kuqezi valëvitet në mes të Beogradit

Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit, ku po zhvillohet kampionati i boksit.

Beqiri është kualifikuar në gjysëmfinale e me pak fat mund të bëhet kampion.

Boksieri kuqezi ka mposhtur rivalin jordanez, Zeyad Eashash dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të boksit, në kategorinë deri në 71 kg.

Beqiri e dominoi totalisht takimin, duke dalë triumfues nga ringu. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, triumfoi me rezultatin 4-1.

Kujtojmë se kampionati në Beograd është mbajtur në kulmin e polemikave, ku sportistët e Kosovës nuk janë lejuar që të marrin pjesë në garë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com