Loading...

Artan Hoxha: Bo sët shqiptarë drejtojnë kr imin nga Dubai, takojnë politikanë dhe VIP-a

Emiratet e Bashkua janë kthyer në vendin e strukjes së grupeve dhe bos ëve të përfshirë në botën e kr imit.

Gazetari Investigativ Artan Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se Dubai tashmë është kthyer në vendin që ofron luksin e frenuar për personazhet e botës së krimit të cilët nuk japin llogari për paratë që kanë.

Ndër të tjera ai është shprehur se eks tradimi nga Emiratet e Bashkuara është i vështirë, kjo i favorizon personazhet e përfshirë në grupet kri minale që të jetojnë lirshëm në Dubai.

“Nga fillimi i dekadës nga viti 2011-2012 kur në Dubai shpë rtheu si burim i turizmit shumë personazhe të showbizit filluan ta frekuentonin për hobi, për ta parë, për të qenë larg kundërshtarëve të tyre pasi ishin të lirshëm. Aty panë se po krijohej një destinacion i ri botëror ku mund të bëjë jetë luksi dhe mund të shkoje me para që askush nuk të kërkonte llogari sesi i kishe fituar, me të vetmin kusht që të mos ishe i implikuar në ngjarje kri minale që kishin të bëjnë me terro rizmin dhe të mos bëje aktivitete kr iminale brenda Emirateve të Bashkuara.

Arrestimet e bërë kohët e fundit e treguan qartazi këtë dhe kush personazhe ishin atje. Këto personazhe dinë dhe një gjë tjetër se ekstradimi nga Emiratete e Bashkuara, nëse kanë investuar atje nuk i ke sjellë probleme shtetit dhe ke një pasaportë të vendeve të BE-së. Ndaj shumë personazhe të botës së krimit që janë kapur atje nuk është bërë ekstradim për në vendin tonë.

Sa më shumë futeshin grupet shqiptare në trafikun e kokainës, aq më tepër shikonin si mundësi Dubain për të jetuar, Atje ka lehtësira për të jetuar, në momentin që ti blen një pronë 100 mijë euro ti mund të marrësh një leje qëndrimi. Të gjithë rastet që unë kam ndjekur që kanë jetuar në Emiratet e Bashkuara kanë arritur të marrë një lejë qëndrimi por nuk kanë shtetësinë dhe sikur të kesh miliona euro investime”, ka thënë Hoxha.

Ndër të tjera gazetari ka theksuar se tashmë bosët e grupeve kriminale, tashmë kanë krijuar vendqëndrimet e tyre në Dubai dhe po e drejtojnë nga andej aktivitetin e tyre kriminal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com