Ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, dhe tre vartës së tij, janë lënë prapa h ekurave. Gjykata e Posaçme kundër Ko rrupsionit dhe K rimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut ndaj katër të arr estuarve.
Gjatë seancës së zhvilluar dje, Gëllçi i cili preferoi të ishte në seancë, deklaroi nëpërmjet avokatit se gjithçka ishte in skenuar. Avokati Dorjan Matlija teksa e konsideroi një sulm ndaj klientit të tij, deklaroi se Gëllçi kishte kërkuar hapjen e garës dhe do rikandidonte për postin e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.
Gjithashtu, avokati deklaroi se Gëllçi ishte aktualisht në proces gjyqësor me RTSH-në, pasi e quan shkarkimin e tij nga detyra si të padrejtë. “Nuk ka lidhje me përzgjedhjen. Hetimi për këtë tender ka filluar në vitin 2019, një nga pikat e padisë është detyrimi i RTSH-së për të hapur garën. Shpërdorimi i detyrës nuk hetohet nga SPAK-u, por nga Prokuroria e Tiranës. Ai mund të ndikojë te prova dhe ai mund të largohet jashtë shtetit. Është sekuestruar gjithë dosja e tenderit, nuk ka më asnjë dokument se çfarë mund të manipulohet. Kemi dorëzuar dosjen.
Do t’i drejtohemi Apelit për të ankimuar vendimin”, u shpreh avokati Matlia. Thoma Gëllçi dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë TVSH-së, përkatësisht Juljan Tapi, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, u arrestuan gjatë ditës së premtes. SPAK nisi hetimet për tenderit në fjalë pas ankimit nga një prej kompanive garuese. Dosja hetimore është bazuar vetëm mbi dokumente dhe jo përgjime. Më 7 tetor, Gjykata e Posaçme për Ko rrupsionin dhe K rimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për caktimin e masës së sigurisë “A rrest në b urg” ndaj Gëllçit dhe tre të hetuarve të tjerë, që është e kzekutuar më pas nga Policia e Shtetit.
PJESË NGA DOSJA E PROKURORISE
Nga dokumentacioni i këtij tenderi ka rezultuar se Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka përcjellë për publikim për herë të parë njoftimin për procedurën prokuruese në Buletinin nr. 42, datë 22.10.2018 te APP-së. Në këtë njoftim, krahas llojit të procedurës dhe objektit të kontratës, në pikën 6 të saj, përcaktohet se “Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 45 (dyzetë e pesë) ditë nga data e lidhjes së kontratës”. Si gjithë kushtet tjera të caktuara nga Autoriteti Kontraktor në këtë procedurë, edhe afati ka kushtëzuar dhe afektuar potencialisht operatorët ekonomikë ofertues, të cilët në vlerësim të kapaciteteve dhe mundësive të tyre, kanë zgjedhur të përfshihen ose jo në këtë procedurë prokurimi, në konsiderate thelbësore edhe të afatit 45-ditor, brenda të cilit duhet edhe të siguronin objektin e prokurimit.
Ky kriter i rëndësishëm i procedurës prokuruese është përcaktuar në mënyrë të qartë edhe në kontratën administrative nr. 87/13 prot., datë 24.12.2018, e cila afat maksimal të ekzekutimit të kontratës ka përcaktuar datën 06.02.2019, pra brenda afatit 45-ditor pas lidhjes së kontratës. Nga hetimi i kryer në lidhje me këtë procedurë prokuruese ka rezultuar e provuar se, me gjithë përfundimin e afatit kontraktual brenda së cilës subjekti i kontraktual nga AK-ja duhet të kishte dorëzuar objektin e kontratës, nga ky i fundit nuk është kryer një veprim i tillë.
Nga ana e drejtorit Ekzekutiv të RTSH-së, Thoma Gellçi, pa asnjë bazë objektive dhe të ligjshme, operatorit të përzgjedhur fitues i është caktuar një afat tjetër për ekzekutimin e kontratës, ndryshe nga sa ishte përcaktuar në kontratë dhe ndryshe nga afati mbi të cilin gjithë kjo procedurë ishte zhvilluar prej datës 17 tetor 2018, e në vijim. Afati për ekzekutimin e kontratës përbënte një kriter i cili ka kushtëzuar procedurën e këtij tenderi. Prandaj veprimi i drejtorit të RTSH-së, duke i dhënë kohë subjektit të shpallur fitues, jo vetëm që përbën një veprim të pabazuar ne kontratë, por bie ndesh në mënyrë të hapur me parimet bazë të sanksionuar në Nenin 2 të Ligjit nr. 9643/2006* “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar), sikurse janë: mosdiskriminimi, transparenca dhe barazia në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve, që u ngarkohen kandidatëve.
Vendimi i njëanshëm i ndërmarrë nga ana e drejtorit të RTSH-së, duke shpërdoruar të drejtat dhe kompetencat e tij për të vepruar sipas ligjit dhe kontratës administrative (e cila e nënshkruar rregullisht ka fuqinë e ligjit sipas nenit 690 të Kodit Civil), ka dëmtuar jo vetëm interesat e operatorëve të tjerë ekonomikë, të cilët nëse do të ishin në dijeni të një periudhe më të gjatë për ofrimin e objektit të prokurimit do të kishin paraqitur ofertat e tyre, duke e bërë më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më konkurruese gjithë këtë procedurë, por nga ana tjetër ka cenuar edhe interesin publik, duke shpërdoruar paratë publike, duke disponuar me veprime të cilat nuk janë në përputhje me procedurat ligjore dhe përcaktimet kontraktore mbi mënyrën se si duhet të ekz ekutohej kjo kontratë publike/ administrative.
Në bazë të përcaktimeve tejet të qarta në kontratë, në çdo situatë mospërmbushje detyrimi nga ana e subjektit privat, Drejtori i RTSH në cilësinë e drejtuesit të autoriteti kontraktor, kishte të drejtë të tërhiqej nga kontrata dhe interesat financiare publike kane qenë të mbrojtura nga sigurimi i kontratës si edhe nga penalitetiet që në mënyrë automatike do të aplikoheshin nga subjektit që shkel afatin kontraktor. Dhënia e avantazheve karshi një subjekti privat (operatori ekonomik), jo vetëm që bie ndesh me parimet e barazisë që duhet të karakterizojë një tender ku financues janë paratë publike, por nga ana tjetër, ka sjellë një kufizim të padrejtë qysh në fillimin e kësaj procedure, rezultat i të cilës ka qenë përzgjedhja e një operatori, i cili ka ofertuar dhe shpallur fitues në masën e 98 % të fondit limit të përcaktuar nga Autoriteti Kontraktor.
Nga hetimet e kryera, duke ndjekur logjikën e kësaj procedure, afatet e ngutshme të përcaktuara në dhënien e shërbimit (furnizimit me pajisjet objekt prokurimi), pavarësisht kostos së lartë që do të prodhonte nga ofertuesit (pasi një gamë e madhe produktesh me një vlerë të konsiderueshme, do të duhet të siguroheshin brenda 45 ditësh nga lidhja e kontratës), presupozon nga ana tjetër një ngutshmëri edhe në pritjen e afatit të ekzekutimit të kësaj kontrate. Prandaj edhe kjo sjellje me dy standarde e Drejtorit të RTSH që njëherë paraqet ngutshmëri për shpalljen e procedurës dhe më pas zvarritje dhe shtyrje të paligjshme të afatit për ekzekutimin e kontratës pas lidhjes së saj, ka dëshmuar e provuar shpërdorimin e detyrës prej tij.
Shtyrja e njëanshme e afatit nga Drejtori i RTSH, pa asnjë referencë ligjore dhe as kontraktore, për shkak mos-përmbushje të objektit, është e parashikuar si përjashtim në ligj dhe kontratë vetëm kur kjo mospërmbushje kushtëzohet nga një forcë madhore. Në rastin më të mirë të mundshëm, edhe kur ekzistojnë arsye madhore, kjo shtyrje duhej bërë brenda fatit të mbarimit të kontratës, dhe jo jashtë këtij afati. Nga të gjitha hetimet e kryera dhe vetë motivi i shtyrjes së afatit, nuk pretendohet dhe as provohet ekzistenca e një fakti të tillë, prandaj ky veprim i vlerësuar nga organi i akuzës në tërësinë e procedurës prokuruese, përbën shpërdorim të detyrës nga ana e ish-drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i cili përmes këtyre veprimeve të pabazuara në ligj, jo vetëm që ka cenuar rëndë interesa të ligjshme të shumë operatorëve ekonomikë por ka shërbyer si shkak për kanalizimin e parave publike jo në drejtim të përzgjedhjes së ofertuesit potencial më të mirë.
Gjatë hetimit janë administruar gjithashtu nga RTSH gjithë dokumentacioni që ka shërbyer për blerjen e pajisjeve dhe hapjen e kanalit “RTSH AGRO”. RTSH-ja me shkresën nr.677/1 datë 04.03.2021 ka kthyer përgjigje duke na vënë në dispozicion. dokumentet e kërkuara. Nga studimi i këtij materiali rezulton se drejtori i përgjithshëm i RTSH me nr.93 prot., datë 12.01.2018 ka nxjerrë urdhër për ngritjen e grupit të punës për përgatitjen e një projekt-strukture programore, projekt-buxheti vjetor si dhe projekt strukturor organizativ për një kanal/program audioviziv të dedikuar për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri.
Ministria e financave me shkresën nr.14250/3 prot., datë 31.07.2018 i dërgon RTSH shkresë me temë “Mbi detajimin e aktit normativ nr.1 datë 26.07.2018, ku i kërkon RTSH-së që brenda datës 06.08.2018 të dërgojë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e planit të rishikuar të buxhetit për vitin 2018, si dhe detajimi i buxhetit të rishikuar duhet të përfshijë shpenzime konkrete, shpenzime kapitale dhe numrin e punonjësve për çdo njësi shpenzuese, sipas klasifikimeve buxhetore deri në nivel llogarie ekonomike dhe projekti”. Të gjitha veprimet e mësipërme të kryera nga drejtori i RTSH-së datojnë përpara se të merrej vendimi i miratimit nga Këshilli Drejtues i RTSH-së (ky vendim miratimi është marrë më datë 03.06.2019) dhe nga AMA.
SHQIPERIA IME