Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që shkaktoi panik në orët e para të mëngjesit në Athinë. Mediat greke kanë mësuar se një shtetas shqiptar që kishte grabitur një makinë nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar dhe qëlloi me armë ndaj tyre. Shqiptari i kishte gra bitur makinën Peugeot 308 të bardhë një nëne që me nxitim për të shoqëruar fëmijën në shkollë kishte lënë motorin ndezur dhe çelësat në motor.
Diçka e tillë u shfr ytëzua menjëherë nga 35-vjeçari shqiptar që e pa duke dalë dhe sapo nëna u largua, ai mori makinën dhe u largua. Gruaja shkoi në polici dhe deno ncoi sekuestrimin e automjetit të saj. Por fatmirësisht brenda makinës ajo kishte lënë çantën dhe celularin dhe ky i fundit ishte i pajisur me GPS. Policia e ndoqi shqiptarin dhe sapo ai hapi derën për të hipur policia i bëri thirrje që të ndalonte, por ai i injoroi thirrjet e tyre dhe u largua. Por policia sërish u përpoq ta ndalonte dhe shqiptari qëlloi me ar më ndaj tyre dhe në këtë moment edhe policia hapi zjarr ndaj tij duke e pl agosur shqiptarin i cili tani ndodhet në spital.
Ngjarja nisi në një shkollë në Vouliagmeni dhe përfundoi në rrugën Marnis dhe makina u parkua jashtë një shkollë në Vouliagmeni. Ndërkohë mësohet se 35-vjeçari shqiptar ishte i dënuar për v jedhje dhe dr ogë.
/joq
Loading...