Një stallë me jonxhë është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Cerkovinë, në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihen se flakët e mëdha kanë “pushtuar” gjithë stallën.
Jonxha ishte e magazinuar në një godinë të vjetër dhe paraprakisht dyshohet se asaj i është vendosur zjarri në mënyrë të qëllimshme.
Në vendgjarje kanë shkuar me urgjencë dy makina të zjarrfikëses së Vlorës, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.
(BalkanWeb)