Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Pistoia të Italisë. Historia e denjë për një hyrje filmash ka ndodhur në një bar-kafe të kësaj province. Një qytetar ka v jedhur disa brioshë dhe është rikthyer të nesërmen me një shënim me paratë mbi të. Në shënim ai kishte kërkuar falje për vjedhjen pasi arsyeja që e kishte bërë ishte sepse kishte patur uri por jo para për t’i paguar. Në shenjë falënderimi ai ka lënë një kartmonedhë prej 10 Eurosh. “Përshëndetje, më falni, mëngjesin e kaluar isha i uritur dhe nuk kisha para. Faleminderit”,-shkruhej në shënimin e lënë ne derën e jashtme të kafenesë, nga Maurizio Milani, pronari i subjektit në Pistoia. Pronari, sipas mediave, i ka ofruar punë klientit të ndërgjegjshëm.
/joq
Loading...