Ditën e djeshme u njoftua se Gazment Kurmaku, kryekamrieri i Fish City ka ndërruar jetë në spital pasi u q ëllua me thi kë nga një klient para pak ditësh. Kurmaku u q ëllua me th ikë pasi i tha klientit Erjon Llapushi se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar, por kjo gjë nuk u prit mirë nga Llapushi. Ky i fundit njihet si person problematik në Korçë dhe Pogradec pasi ka qenë i dë nuar më parë për pl agosje, tent ativë vr asjeje, arm ëmbajtje pa leje dhe tra fikim em igrantësh të pal igjshëm dhe hyrjet e daljet nga bur gu kanë qenë të vazhdueshme prej vitesh.
Erjon Llapushi, autor i vra sjes së kamarierit Gazment Kurmaku, rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Dy vite më parë, Llapushi, së bashku me Saimir Frahollin u futën në mënyrë të dhun shme aksionerë në një kompani private e transportit rrugor. Llapushi ka qenë i dën uar për dy akuza të tjera, atë të “Pla gosjes së rëndë me dashje” dhe “Mba jtjes pa leje dhe pr odhimit të ar mëve dhe mun icionit”.
33-vjeçari është djali i Nevruz Llapushit, ish-oficer i Policisë së Shtetit dhe duket se Llapushi e ka shfrytëzuar pozicionin e të atit, pasi është arrestuar dhe akuzuar se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që shantazhonte dhe terrorizonte me dhunë biznesmenët duke u vendosur gjoba. Për këtë arsye ai është arrestuar nga policia në vitin 2019. Në 15 maj të 2020 Erjon Llapushi ishte shënjestra e OFL-së për vetëdeklarimin e pasurisë ndërkohë që 4 muaj më parë Llapushi është arrestuar nga forcat blu pasi ka tentuar të trafikojë drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm./joq