Mbetet ende mister vdekja e dyshimtë e turistëve rusë ditën e djeshme në saunën e hotel Gloria Palace në Qerret të Kavajës. Ekaterina Burenkova, 31 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Natalia Burenkova, 58 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç janë viktimat nga e njëjta familje. Në fillim u dyshua për helmim apo asfiksi të viktimave, por asnjëra nga këto pista nuk u vërtetua pasi nuk kishin konsumuar asgjë që t’u shkaktonte helmim dhe në sauna nuk u gjetën elementë që mund të kishin nxitur asfiksinë.
/joq
Loading...