Anglia është urdhëruar të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura si ndë shkim për tra zirat në stadiumin Ëembley gjatë finales së Euro 2020. Trupi drejtues i futbollit evropian tha se mori masa për “mungesën e rendit dhe disiplinës brenda dhe rreth stadiumit” për ndeshjen me Italinë.
Por kjo ndeshje pa tifozë nuk do të jetë ajo mes Anglisë dhe Shqipërisë që luhet në muajin nëntor për kualifikueset e Botërorit. Vendimet e UEFA-s për çështje të tilla nuk kanë efekt mbi kompeticionet e FIFA-s. Kështu, Anglia do të shlyejë dënimin e saj me shumë mundësi në ndeshjen e parë si pritëse në fazën në grupe në Ligën e Kombeve, që do të luhet në qershor 2022.
“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë dënimin,” shkruan në njoftimin e vete Federata Angleze. “Ne dë nojmë sjelljen e tm errshme të individëve që shkaktuan skenat e tu rpshme rreth stadiumit Ëembley në finalen e Euro 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium.
Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet, kështu që ne kemi porositur një he tim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira.
Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur larg stadiumeve fajtorët” – përfundon deklarata e FA.