Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të kësaj të djele në Shqipëri. Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë, i shkallës Rihter është regjistruar në Himarë, mëngjesin e sotëm.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale por lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Kujtojmë se ky është tërmeti i tretë që prek Shqipërinë vetëm brenda pak ditësh, pasi i fundit është rregjistruar po të djelën e kaluar me një tjetër lëkundje të fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, ku pati vetëm disa dëme të vogla material./joq