Një 51-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Itali ditën e djeshme, si pasojë e në a ksidenti të rëndë. Sipas medive italiane aksidenti u regjistrua në Porto Potenza, ku shqiptarja e identifikuar si Albana Bega u përplas nga një makinë disa qindra metra larg shtëpisë së saj, teksa po lëvizte në rrugë me biçikletë në Porto Potenza.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’ mbijetonte plagëve të mara.
Një tragjedi brenda tragjedisë kjo për familjen e saj, pasi vetëm 10 ditë më parë 51-vjeçarja kishte humbur të atin. Ajo jetonte në Itali prej 20 vitesh, ndërsa la pas bashkëshortin dhe një djalë.
Shqiptarja.com